Meshkuj, mos i mbani telefonat në xhep

Ndryshe

Meshkuj, mos i mbani telefonat në xhep

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 11:35

Meshkujt që i mbajnë telefonat celular në xhepat e pantallonave të tyre kanë spermë me më pak aftësi lëvizore, sugjeron një studim i publikuar në revistën “Environment International” sipas 10minuta.com transmeton Klan Kosova.

Shkencëtarët britanikë të Universitetit të Exeterit kanë shpjeguar lëvizshmërinë e reduktuar të spermës duke e lidhur me shanset më të mëdha të infertilitetit. Analiza e tyre nga përfundimet e 10 studimeve të kryera më parë sugjeron se fajtor është ekspozimi ndaj rrezatimit elektromagnetik nga telefonat celularë.

Në të njëjtën kohë ishte vendosur që meshkujt të cilët nuk janë të ekspozuar ndaj këtij rrezatimi kanë 50 deri në 85 për qind të permës normale të lëvizshme.

Në të kundërt, meshkujt të cilët janë më të ekspozuar ndaj rrezatimit elektromagnetik kanë spermë me aftësi normale lëvizore rreth 8 për qind. Përndryshe, është llogaritur se 14 për qind e çifteve në vendet me të ardhura të larta dhe të mesme kanë vështirësi konceptuese.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat