Studentet filmojnë akte seksuale në prani të profesorëve (Foto)

Ndryshe

Studentet filmojnë akte seksuale në prani të profesorëve (Foto)

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 10:24

Në një nga sallat e një universiteti, një grup prej studentëve po kryenin akte seksuale në praninë e disa personave të tjerë.
Ligjëruesit u larguan të zemëruar pasi ata u regjistruan me skena në sallat e universiteteve më të mira – dhe të njëjtat u publikuan në Twitter.
Ky grup prej studentëve kishin aranzhuar një shfaqje jo të mirë të quajtur “Pos Porno” me mbishkrimin në Twitter “ Të mërkurat e kënaqësisë”.

Njerëzit u habiten për të gjetur korridorin kryesor të Universitetit në të cilin disa persona po performonin akte seksi ndaj njëri tjetrit, shkruan Dailystar, transmeton lajmi.net.

Disa prej tyre po bënin seks gjithë të zhveshur, përderisa dy nga vajzat masturbonin me një mikrofon.
Ky akt artistik i quajtur “Pos Porno”, filloi në Spanjë duke e përshkruar vetveten si pornografi feministe.
Sipas një zëdhënësi për universitetin në Argjentinë, regjistrimi është dashur të jetë pjesë e një projekti universitar.

Ai tha se grupit i është kërkuar hapësirë për të diskutuar spektaklin e ‘Pos Porno’ në bodrumin e ndërtesës.
Por sipas tij, ata më vonë shkuan në qendër të ndërtesës për të performuar akte eksplicite pornografike. Drejtuesit në universitet thanë se do të dënojnë ata që janë të përfshirë.

Por rreth kësaj çështje studentët argumentuan se ata kanë përdorur postera për të promovuar ngjarjen duke paralajmëruar përmbajtjen e rëndë seksuale.
“Ky është një plan për të lejuar përvojën e formave të tjera seksuale të jetesës në hapësirën universitare”, tha njëri nga pjesëmarrësit në këtë akt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat