Binjaket që u bashkuan pas 25 vitesh falë Youtube

Ndryshe

Binjaket që u bashkuan pas 25 vitesh falë Youtube

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 00:59

Anais Border dhe Samantha Futerman janë binjake.

Por ato u gjetën pas 25 vitesh dhe krejt kjo falë kanalit Youtube.

Anais e cila ishte adoptuar në fëmijërinë e saj të hershme e gjeti motrën e saj binjake, Samantha permes Youtube.

Ato nuk dinin për ekzistencën e njëra tjetrës por qysh si fëmijë kishin stilin e njejtë të flokëve, urrenin karrotat e ziera dhe pëlqenin ngjyrat e njejta të thonjve.

Anais u rrit në Francë ndërsa studioi në Londër kur një mike e saj postoi në Youtube një trailer të filmit në të cilin dukej se ishte ajo në film por në të vërtetë nuk ishte andaj ajo vendosi ta hulumtojë këtë rast e shokuar me ngjashmërinë e madhe.

Ajo mësoi se vajza që ishte pjesë e filmit quhej Samantha dhe ishte një aktore e re nga Amerika.

Pas një muaji hezitimi, Anais vendosi t’i shkruajë Samanthas në llogarinë e saj në Facebook.

Samantha u shokua po aq sa Anais dhe të dyja vendosën që të takohen dhe të kryejnë testet e ADN-së. U zbulua se ato të dyja kishin lindur me 19 nëntor të vitit 1987.

Ndonëse njëra u rrit në Francë e tjetra në Amerikë, ato u shprehën se ndihen shumë të lumtura që u gjetën ps 25 vitesh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat