Çfarë ndodh me topin gjatë një “ace” në tenis

Ndryshe

Çfarë ndodh me topin gjatë një “ace” në tenis

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 22:52

Për dikë që ndjek tenis nga televizori, ka raste kur topi nuk shihet fare nga momenti i goditjes deri kur shkon te kundërshtari. Por, një video e publikuar së fundmi tregon qartë se çfarë ndodh me topin e tenisit kur e godet raketa.

Kur një tenist shënon një pikë direkt nga shërbimi (ace), topi arrin shpejtësi të jashtëzakonshme, mbi 220 km/h. Që të fitojë këtë shpejtësi, topi ndërron formë disa herë kur përplaset me raketën.

Videoja është regjistruar me 6000 “frame” për sekondë nga një kamerë Olympus IMS.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat