Ja si e festoi Oregoni legalizimin e marijuanës (Foto)

Ndryshe

Ja si e festoi Oregoni legalizimin e marijuanës (Foto)

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 21:51

Përdoruesit entuziastë të marijuanës u mblodhën pas mesnatës së të mërkurës për të festuar legalizimin e përdorimit të marijuanës për kënaqësi në Oregon. Qindra njerëz u mblodhën në Urën Burnside në qendër të qytetit Portland dhe tymosën marijuanë nën dritat neone, të cilat u bënë aktive për të shënuar këtë event me rëndësi kombëtare.

Legjislacioni i ri u krijon mundësi tregtarëve me pakicë që ta shesin marijuanën, duke filluar nga viti i ardhshëm, megjithëse një projektligj i mbërritur në tryezën e guvernatorit synon të vendosë kufizime ndaj këtyre tregtarëve në disa qytete dhe shtete, ku të paktën 55 për qind e votuesve janë kundër legalizimit të saj.

Banorët e Oregonit, duke filluar nga 21 vjeç, mund të tymosin në privatësi, të kultivojnë pesë rrënjë dhe tëzotërojnë deri në 227 gramë në shtëpi dhe jashtë saj. Një nga pjesëtarët e grupit pro-marijuanës “NORML”, Russ Belville u shpreh: “Ne jemi të entuziazmuar që ndalimit të marijuanës për të rriturit i ka ardhur fundi, por jemi ende larg prej asaj ku duam të jemi”.

Pothuajse gjysma e shteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë legalizuar përdorimin e marijuanës për qëllime mjekësore. Kolumbia ka votuar për ta lejuar marijuanën për kënaqësi, por jo në dyqanet me pakicë dhe fushata për legalizimin e saj po zgjerohet në Kaliforni, ku votuesit e refuzuan në vitin 2010 legalizimin.

Iniciativa të ngjashme ligjore janë ende vepruese në shtetin e Uashingtonit dhe Kolorados, çka reflekton një ndryshim pikëpamjeje për drogën që mbetet ilegale sipas ligjit federal. Alaska, e cila ka votuar për legalizimin e marijuanës, shpreson të hapë dyqane marijuane në vitin 2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat