“Kanibalët më hëngrën makinën time” (Foto)

Ndryshe

“Kanibalët më hëngrën makinën time” (Foto)

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 12:32

Policia në Britani po heton një seri me incidente të çuditshme.

Qindra pronarë makinash Vauxhall ankohen se i gjejnë makinat të copëtuara.

Sipas Mirror, ‘kanibalët e makinave’ kanë goditur më shumë se 500 herë që prej gushtit 2013.

Viktima janë kryesisht pronarët e makinave Vauxhall Astra dhe Corasa.

Në një rast, Lisa Frankland tha se u zgjua dhe e gjeti makinën të përgjysmuar.

“Mbeta e shokuar. Nuk e kuptoja pse do e bënte dikush këtë”.

Policia dyshon se pjesët e makinave shiten, megjithatë thotë se çdo pistë tjetër mbetet e hapur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat