Ishulli që ndan Oqeanin Atlantik nga Deti i Karaibeve

Ndryshe

Ishulli që ndan Oqeanin Atlantik nga Deti i Karaibeve

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 08:01

Eleuthera është një nga ishujt që, gjendet brenda arkipelagut të Bahameve, rreth 80 km në lindje të kryeqytetit Nassau. Ky ishull është i gjatë rreth 180 km, ndërsa vende-vende ka gjerësinë prej vetëm 1.6 km.

Në pjesët e ngushta të ishullit vërehet më se miri një dukuri spektakolare, uji i kaltër i ndritshëm i detit të cekët të Karaibeve, në njërën anë dhe ngjyra e kaltër e errët e Oqeanit Atlantik, në anën tjetër.

Ura natyrore që bashkon Eleutheran veriore dhe atë jugore ekziston me shekuj, mirëpo u rrezikua nga shkatërrimi në vitet ‘40 të shekullit të kaluar, kur u godit nga disa uragane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat