Vdes burri që kishte vuajtur burg 30 vite gabimisht

Ndryshe

Vdes burri që kishte vuajtur burg 30 vite gabimisht

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 07:34

Gleen Ford ishte dënuar me dënimin për vdekje dhe kishte vuajtur dënimin prej 30 vitesh në një burg në Lousiana kur u zbulua se akuzohej për një krim që ai nuk e kishte kryer.

Babai i katër fëmijëve, Glenn Ford u shfajësua në mars të vitit 2014 pasi ishte akuzuar për plaçkitjen dhe vrasjen e një orëndreqësi në Shreveport në vitin 1983.

Ai u lëshua nga burgu pasi shteti tha se nuk kishte gjetur fakte të mjaftueshme për të provuar se ai ishte në skenën e krimit në momentin e vrasjes.

Ai kur ishte liruar nga burgu po vuante nga kanceri dhe tash ka vdekur.

Alison McCrary, një aktiviste e të drejtave të njeriut kishte ngritur një fond për shërimin e tij pasi ai ishte diagnostifikuar me kancer i cili edhe i mori jetën.

Ford e kuptoi se vuante nga kanceri i mushkërive në fazën e tretë pasi ai u lëshua nga burgu, i cili përparoi më pas në fazën e katërt.

Shpenzimet e tij mjekësore ishin diku rreth 2000 dollarë në javë të cilat paguheshin nga donacionet private.

McCrary tha se Ford nuk mund të fliste gjatë javës së tij të fundit sa ishte gjallë dhe kishte shumë dhimbje.

“Ai kishte shumë dhimbje por ishte në paqe. Ai nuk kishte urrejtje në zemrën e tij.Ai ishte i entuziazmuar për jetën që e pret më pas vdekjes” shtoi ajo.

Kur ai u liruau në muajin mars të vitit 2014 ai në duar mbantë dy pako bashkë me gjërat e tij personale dhe dukej i lumtur.

“Ndjehem mirë. Është ndjenjë çliruese” kishte thënë ai duke shtuar se i vinte shumë keq që nuk kishte qenë aty për të rritur fëmijët e tij.

Më herët, prokurori kishte thënë se ai ishte fajtori që e kishte vendosur Ford në rradhën e dënimit me vdekje dhe kishte kërkuar falje duke u takuar edhe me Ford.

Por, ai edhe gjatë takimit me të kishte thënë se nuk është i zemëruar.

“Jam pak i mërzitur por nuk jam i zemëruar, nuk mbaj inat. Për momentin kam qëllimin që të bëhem më mirë dhe këtë nuk mund ta bëjë duke mbajtur inat me persona të caktuar” kishte thënë Ford.

“Por megjithatë kjo më kushtoi me jetë sepse unë kalova 31 vite prapa grilave dhe tani që po lirohem më kanë dhënë 6 deri ne 8 muaj jetë” kishte përfunduar ai me buzëqeshje.

Prokurori që ishte edhe fajtori kryesor për këtë gabim kishte thënë se ai do ta vuajë gjithmonë këtë gabim, ndihet tmerrësisht keq dhe kjo ndjenjë nuk do ti kalojë derisa ai të shkojë në varr.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat