Vdes nga infarkti pas 8 javësh pa shkuar në tualet

Ndryshe

Vdes nga infarkti pas 8 javësh pa shkuar në tualet

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 18:02

Një adoleshente britanike që vuante nga fobia ndaj tualeteve ka humbur jetën nga një atak në zemër pasi nuk kishte dalë jashtë për tetë javë.

16-vjeçarja Emili Titerington u gjend e pajetë dhe me organe të zhvendosura në tualetin e shtëpisë së saj.

Nga hetimet rezultoi se jeta e vajzës, e cila vuante edhe nga një formë e lehtë autizmi, mund të ishte shpëtuar nëse do të kishte marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Emili e kishte këtë problem gjatë gjithë jetës, por mjekët nuk mundën ta përcaktonin dot shkakun. E ëma ishte munduar ta bindte të vizitohej në periudhën para vdekjes, por e bija vazhdimisht kishte refuzuar trajtimin mjekësor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat