Emocionuese: Kthimi i skllavit në shtëpi pas 22 vjetesh (VIDEO)

Ndryshe

Emocionuese: Kthimi i skllavit në shtëpi pas 22 vjetesh (VIDEO)

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 17:51

Një njeri kishte shpërthyer nga emocionet, pasi është kthyer në shtëpi tek familja e tij 22 vjet më pas.

Kur ishte i ri, Myint Naing u mashtrua nga një anije peshkimi duke i thënë se ai kurrë më nuk do ta shoh familjen e tij.

Kur ai u kthye përfundimisht në shtëpi në vendlindjen e tij Mianmar, emocionet ishin të papërmbajtura për nënën e tij, madje edhe i ra të fikët.

Mjerisht historia e Myint nuk është e mirë. Në vitin 1993 një agjent i premtoi atij një punë në Tajlandë që do t’i mundësonte atij të ushqej familjen, transmeton Klan Kosova.

Ai u gënjye dhe e dërguan në një cep të largët të Indonezisë për tu marrë me peshkim.

Ai punonte aty 24 orë në ditë madje kishte sasi të vogla të ushqimit dhe të ujit.

Kur ai luti kapitenin e tij ta lërë të shkojë në shtëpi, ai u lidh me zinxhirë në anije dhe e lanë aty për të vdekur.

Ai u arratis dy hërë por nuk ia arriti.

Liria e tij erdhi pasi Associated Press ekspozoi se mijëra skllevër të peshkimit do të lirohen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat