Kanda: Xhemati i xhamisë mbledh të holla për riparimin e kishës katolike të dëmtuar nga skizofreni mysliman

Ndryshe

Kanda: Xhemati i xhamisë mbledh të holla për riparimin e kishës katolike të dëmtuar nga skizofreni mysliman

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 22:39

Kur një lider mysliman dëgjoi se anëtarët e komunitetit të tij kishin vandalizuar një kishë aty pranë, ai e kishte kuptuar se duhet të veprojë. Jo vetëm me fjalë por edhe me vepra.
Kështu Hamid Slimi, imam në Qendrën Sayed Khadija në Mississauga të Kanadasë, kishte vizituar Kishën Katolike Shën Katarina, ku u trondit kur pa dëmet që ishin shkaktuar. Faqet e Biblës ishin shqyer, kurse altari ishte dëmtuar dhe kryqi ishte hedhur në dysheme.
Slimi u kthye në xhaminë e tij, dhe organizoi anëtarët e tij për të mbledhur para për të ndihmuar në riparimin e vandalizmit të kryer në maj të këtij viti. Dhe vetëm brenda një dite kanë arritur të mbledhin 5,000 dollarë.
“Ishte një skenë e tmerrshme. Ata që e kanë bërë këtë kishin shqyer faqet e Biblës, kishin thyer altarin dhe kishin hedhur në tokë kryqin. Dhe kur i pashë gjitha këto, mendova me vete se ishte një padrejtësi e pastër. Ishte thjesht një gabim i madh”, ka deklaruar Slimi për revistën “The Star”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat