Brenda natës u bë gruaja më e urryer në botë - e ky ishte vetëm fillimi i vuajtjeve!

Ndryshe

Brenda natës u bë gruaja më e urryer në botë - e ky ishte vetëm fillimi i vuajtjeve!

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 15:21

Ajo u bombardua me e-maila urrejtje, ishte subjekt i kërcënimeve me vdekje dhe familja e saj u vu në rrezik, pasi doli se infermierja Jacintha Saldana ka kryer vetëvrasje pas thirrjes famëkeqe të shakasë nga radio në vitin 2012.

Por Mel Greig, udhëheqëse emisioni në një radio australiane ka pranuar se pa marrë parasysh sa shumë njerëz u kthyen kundër saj, izolimi që ajo ka ndier pas tragjedisë, as nuk i afrohet asaj se çfarë ajo ndjeu kur kishte dëgjuar për fundin tragjik të infermieres britanike.

“Kur e shihja veten në qendër të kësaj tragjedie, shpirti im ishte i thyer”.

Mel zbuloi se ajo, pas dëgjimit të lajmit, kishte qëndruar për rreth gjashtë orë në divan në një gjendje shoku duke qarë me lot.

Biondja ishte detyruar të angazhonte një bodyguard në shtëpinë e saj, 24 orë në ditë, për shkak të kërcënimeve me vdekje që ajo kishte marrë nga e gjithë bota.

Por nuk ishte Mel ajo që ishte e goditur nga abuzimi, pasi që edhe prindërit e saj që jetojnë në Adelaid, ishin të tmerruar nga thirrjet telefonike për javë të tëra.

Këto kërcënime kishin bërë që babai i saj, nga stresi i krijuar, të kërkonte edhe ndihmë mjekësore.

Presionet ishin aq të mëdha sa që ajo thotë se kishte menduar disa herë që të bënte edhe vetëvrasje, përpara se të kërkonte ndihmë nga një mjek, i cili i kishte këshilluar asaj një terapi të fortë antidepresive.

Më vonë ajo, çdo javë vizitonte psikologun.

Ajo gjithashtu kishte lyer flokët, duke tentuar që gjatë daljeve të mos vërehej se është ajo.

Nikoqirja e emisionit dhe bashkëudhëheqësi i saj, gjatë një emisioni në radio, ishin shtirë si Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth dhe Princi Charles, si pjesë e një shakaje, për të marrë informacione rreth dukeshës së Kembrixhit, e cila ishte shtatzënë për herë të parë, gjatë qëndrimit të saj në “The Lindo Wing of St Mary's Hospital” në Londër.

Jacintha, një grua e martuar me dy fëmijë – ishte infermierja e cila kishte ngritur telefonin e spitalit.

Duke u ndier në siklet për këtë “gabim”, ajo ishte vetëvrarë dy ditë më vonë – e kishte lënë një mesazh në një letër, duke përmendur edhe emrat e dy udhëheqësve të emisionit.

Mel ka folur edhe më parë në lidhje me vuajtjet e saj shkaku i kësaj shakaje, duke pretenduar se nuk ishte në gjendje të kthehet në punën e saj sepse kishte ndjenjën se urrehej për atë që kishte ndodhur.

Dy vite më vonë ajo është punësuar në një agjenci reklamash.

Ajo tanimë e ka kuptuar se nuk është tërësisht fajtore për fatkeqësinë dhe shpreson që të vazhdojë të zhvillojë një jetë më të qetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat