​Paris: Cigare në parqet për fëmijë, dënim 68 euro

Ndryshe

​Paris: Cigare në parqet për fëmijë, dënim 68 euro

Më: 30 maj 2015 Në ora: 19:15

Nga muaji i ardhshëm në Francë do të ndalohet pirja e duhanit në parqet ku luajnë fëmijët, transmeton “Telegrafi” britanik.

Siç thuhet kjo është vetëm njëra nga masat me qëllimit të zvogëlimit të konsumimit të duhanit në Francë, vend ky me më së shumti duhanpirës në Evropë.

Siç bëhet e ditur Franca është vendi me më shumë se 13 milionë duhanpirës.

Nga fillimi i korrikut secili që kapet duke pirë duhan në vendet ku luajnë fëmijët nëpër parqe do të dënohet me 68 euro.

Ministri francez i Shëndetësisë Marisol Touraine , tha se kjo është masë e arsyeshme që po bëhet për t’i respektuar fëmijët.

Përveç kësaj duhani do të ndalohet të pihet edhe në veturat ku ka fëmijë dhe në disa hapësira do të ndalohen edhe cigaret elektronike.

Sipas “Telegrafit” masa të njëjta janë ndërmarrë edhe në qytetet në Britani si Notingem, Gllasgov dhe Bristol.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat