“Arrestohet pëllumbi”, akuzohet se ishte “spiun”!

Ndryshe

“Arrestohet pëllumbi”, akuzohet se ishte “spiun”!

Më: 30 maj 2015 Në ora: 08:17

Një gjë e pazakontë ka ndodhur në Indi. Policia Indiane ka “arrestuar” një pëllumb pasi dyshohet se është një “spiun pakistanez” sepse kur u kap mbante një mesazh dhe një pajisje dhe dyshohet se ai kishte për qëllim të çonte mesazhin diku.

“Arrestimi” i shpendit “ të rrezikshëm” u bë në afërsi të kufirit me Pakistanin nga oficerët indianë të cilët e pikasën atë, pasi ai mbante një adrese dhe një numri telefoni.

Mesazhi i stampuar që ju gjet ishte pak e vështirë të deshifrohej dhe shkaktoi konfuzion tek policën indianë pasi shënimi ishte në gjuhën Urdu, gjuha kombëtare e Pakistanit dhe numri i telefonit ishte gjithashtu i shkruar në gjuhën pakistaneze.

Policia tha se nuk u gjetën mesazhe të tjera por gjithsesi masat për ruajtjen e kufirit vijuan të qëndronin në gatishmëri të plotë.

Inspektori i lartë i policisë, Rakesh Kaushal Pathankot tha për Times of India se deri tani nuk është gjetur asnjë i dyshuar edhe pse shpendi është ruajtur gjatë gjithë kohës.

“Asgjë dyshuese nuk është gjetur, por ne e kemi mbajtur shpendin në ‘paraburgim’. Ky është një rast i rrallë i një zogu nga Pakistani që kapet këtu. Ne kemi kapur disa spiunë. Zona është e ndjeshme, duke pasur parasysh afërsinë e saj me Jammu, ku infiltrimi është mjaft i zakonshëm”, tha ai.

Pëllumbi u gjet në një ditë kur midis dy vendeve po zhvillohej një takim për sigurinë midis zyrtarëve të policisë së dy vendeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat