SHBA, padronët u bëjnë tatuazhe kafshëve të tyre

Ndryshe

SHBA, padronët u bëjnë tatuazhe kafshëve të tyre

Më: 29 maj 2015 Në ora: 22:13

Në SHBA është e modës që kafshëve shtëpiake tu bëhen tatuazhe. Në fillim paraqitjen e parë publike e kanë bërë të ashtuquajturat ” macet gotike “, të cilat fillimisht qetheshin plotësisht për të realizuar vizatimet e kërkuara nga padronët e tyre.

Më pas ata kërkojnë që tu shtojnë edhe një palë vathë. Procesi është i njëjtë me atë të njerëzve. Kafsha shtrihet dhe artisti punon mbi lëkurën e maces ose qenit.

Anestezia lokale përdoret vetëm me kërkesë të padronit. Me pas kafsha është e detyruar që të mos lëvizë për asnjë minutë për të mos shqetësuar tatuatorin.

Në lidhje me trendin në fjalë, i cili është në rritje autoritete vendase kanë nisur që të planifikojnë një projektligj që u ndalon padronëve bërjen e tatuazheve mbi lëkurën e kafshëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat