Njihuni me kandidatin më të çuditshëm për kryeministër (Video)

Ndryshe

Njihuni me kandidatin më të çuditshëm për kryeministër (Video)

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:00

Në 18 qershor, danezët votojnë në zgjedhjet e përgjithshme dhe kandidatët kanë zbritur në terren për të bërë fushatë. Por njëri nga kandidatët dallon mbi të tjerët. Në rrugët e Danimarkës janë shfaqur postera të John Erik Wagner që i shfaqet elektoratit krejtësisht i zhveshur, vetëm me një kapele në kokë dhe një rrip coë boy-i, ku zgjatet këllëfi i një pistolete.

52-vjeçari i lindur në Kopenhagen, e që në këto zgjedhje garon si i pavarur, ka qenë objekt polemikash edhe në të kaluarën. Dy vjet më parë ai hyri me forcë në një studio televizive gjatë një debati politik për të protestuar ndaj përjashtimit të partive të vogla nga të tilla diskutime.

Tani ai i çudit sërish danezët, të cilëve u kërkon votën për kryeministër. Për hir të së vërtetës, ekzistojnë edhe të tjerë postera elektorale ku pozon i veshur e madje dhe me kravatë. Megjithatë fotoja nudo në fushatë nuk është e vetmja çudi që sjell kandidati.

Wagner propozon mes të tjerash ndryshimin e rregullave elektorale, vizita mjekësore dhe stomatologjike falas për të gjithë e mbi të gjitha, një reformim rrënjësor të tregut të punës me pretendimin se njerëzit duhet të punojne 6 muaj në vit, e 6 të tjerë t’i bëjnë pushim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat