Mësoni si të shpëtoni nga…ariu! (Video)

Ndryshe

Mësoni si të shpëtoni nga…ariu! (Video)

Më: 29 maj 2015 Në ora: 15:51

Një burrë në Suedi që ishte duke përgatitur një dokumentar për qentë është sulmuar nga një ari dhe ka shpëtuar duke imituar…zogjtë.

Ralph Persson dhe gruaja e tij janë sulmuar nga një ari në një rrugë pylli të mbuluar nga dëbora në Jamtland të Suedisë.

Ariu i është sulur z.Person dhe gjithçka duket se po shkon drejt momentit fatal, kur burri ka hapur krahët dhe ka lëshuar një britmë.

Ariu është tërhequr në sekondën e fundit para se t’i hidhej në trup.

Kur mediat lokale e kanë pyetur Ralph-in, ai tha se kishte parë në një dokumentar që nuk duhet të ikësh me vrap nga ariu por duhet të qëndrosh të hapësh krahët si krahë shpendi dhe të lëshosh një britmë sa më të fortë.

Në këtë rast duket se ka funksionuar. Shihni videon

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat