Dramatike: Duke dashur t’i shmanget kalit, për pak sa nuk u përplas në veturë (Video)

Ndryshe

Dramatike: Duke dashur t’i shmanget kalit, për pak sa nuk u përplas në veturë (Video)

Më: 29 maj 2015 Në ora: 13:11

Është regjistruar momenti kur shoferi voziste me shpejtësi në një rrugë periferike dhe për pak sa nuk u përplas me një veturë duke iu shmangur kalit.

Gruaja që e mbante kalin për litari, kaloi në trasen tjetër dhe i tregoi me dorë shoferit që të ngadalësonte.

Me gjithë këtë, shoferi me veturën Honda ngjyrë gri, ishte mjaftë i shpejtë. Ai arriti t’i shmanget kalit, por nuk e dinte se përpara kishte një Ford Focus.

Regjistrimi që është bërë nga kamera e vendosur në veturë, e tregon ngjarjen dramatike e cila për fat të mirë përfundon pa asnjë gërvishtje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat