Si t’i mbijetosh tumorit, këshilla nga Emma Bonino

Ndryshe

Si t’i mbijetosh tumorit, këshilla nga Emma Bonino

Më: 28 maj 2015 Në ora: 19:35

“Të mos identifikohesh kurrë me sëmundjen, të vazhdosh të kesh ëndrra dhe projekte dhe sidomos të shohësh përpara”. Këto parime ndoqi politikania italiane dhe ish ministra e jashtme e Italisë, Emma Bonino, në luftën e saj kundër tumorit në mushkri.

Ajo foli sot në një video mesazh në takimin “Ieo për gratë”, event i krijuar nga mjeku onkolog Umberto Veronesi që u vjen në ndihmë grave që luftojnë çdo ditë kundër kancerit.

“Tumori, tha Bonino, është një sfidë që po e përballojmë dhe që me siguri nuk e donim. Më ka ndihmuar shumë të mos identifikohem me kancerin, unë nuk janë tumori im. Është një sëmundje me të cilën duhet të përballem, por mbeta një njeri me ëndrra, por edhe me projekte. Nëna ime thoshte gjithnjë se është e rëndësishme të kesh ëndrra që realizohen, por më e rëndësishme është të kesh.

Prandaj tani po mendoj për verën, për personat që dua ta kaloj, me projektet e ardhshme, madje edhe me atë që duhet të merrem. Më ka ndihmuar shumë fakti që kam pasur besim në ekipin tim mjekësor. Nuk kam kërkuar kurrë informacione në internet për sëmundjen, por kam pyetur onkologun, radioterapeutin dhe dietologen time”, shprehet Emma e cila pak ditë më parë deklaroi se mushkrit e saj ishin pastruar tërësisht nga tumori.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat