Mashkulli më i gjatë i Indisë në kërkim të dashurisë dhe punës

Ndryshe

Mashkulli më i gjatë i Indisë në kërkim të dashurisë dhe punës

Më: 28 maj 2015 Në ora: 01:05

Një mashkull Indian me një gjatësi prej 2m e 75 cm është shfaqur kohët e fundit në kërkim të dashurisë së jetës së tij dhe jo vetëm.
Ai është duke kërkuar punë dhe duke parë që askush nuk po e punëson prej gjatësisë së tij, mendoi një mënyrë interesante për të bërë para.
Ai del çdo ditë në një nga parqet e vendlindjes dhe ofrohet si një “send” i pazakontë më të cilin njerëzit mund të bëjnë fotografi drejt një shume të caktuar parash.
Dharmendera Singh është një djalë i turpshëm, por jeta e tij nuk ka qënë e thjeshtë për shkak të gjatësisë, e ndaj vendosi të lëvizë për veten dhe fatin e tij.
“Në kolegj unë isha një person shumë i turpshëm. Si të gjithë djemtë e tjerë të brezit tim. Unë kam pasur një respekt të madh për femrat, por nuk kam arritur ende ta njoh femrën e ëndrrave të mia”, thotë ai.
Singh thotë se fakti që askush nuk e merr në punë e bën shpesh të ndihet i padobishëm për veten dhe shoqërinë.
“Sa herë shkoj në një intervistë punë, njerëzit më pyesin si do ta bëj punën kur jam kaq i gjatë?”, shton ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat