Ja si të fitoni para duke i bërë 'screenshot' fotove nga Instagrami

Ndryshe

Ja si të fitoni para duke i bërë 'screenshot' fotove nga Instagrami

Më: 27 maj 2015 Në ora: 00:02

Nëse dëshironi të bëni një dorë të mirë parash, pa u lodhur shumë, kemi një zgjidhje për ju. Mjafton të keni një llogari në Instagram dhe t’i bëni screenshot fotove më interesante që ju dalin në faqen kryesore.

Ato foto më pas printojini në formate të mëdha, të përshtatshme për një galeri arti dhe shitini me një çmim ‘të arsyeshëm’, prej 100 mijë dollarësh. Kjo ka qenë taktika e zgjuar e një fotografi amerikan, i cili aplikoi këtë metodë me 38 portrete, duke realizuar kështu një ekspozitë moderne, shumë të pëlqyer nga artdashësit.

Prince përzgjodhi foto modelesh, personash publikë, por edhe personash të panjohur, mjaft që fotoja të ishte e pëlqyeshme për syrin ‘artistik’. Fotografi përpara se të fotografonte ekranin e telefonit të tij, postonte komente domethënëse në fund të cdo fotoje, duke bërë kështu publik mesazhin e fshehur brenda fotove sipas këndvështrimit të tij.

Prince fillimisht e mbajti private ekspozitën e tij në New York, ku vetëm një numër i përzgjedhur njerëzish mund të hynin e ta vizitonin, por për vetë veçantinë e saj, ekspozita tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve dhe mori një njohje më të gjerë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat