Thyen rekordin "Guinnes" të fluturimit me “hoverboard”

Ndryshe

Thyen rekordin "Guinnes" të fluturimit me “hoverboard”

Më: 26 maj 2015 Në ora: 23:24

Një burrë nga Kanadaja ka thyer rekordin botëror të fluturimit më të gjatë me ‘hoverboard’.

Prototipi i Catalin Alexandru Duru udhëtoi në total një distancë prej 275.9 metra përgjatë liqenit Ouareau në Kebek.

Pajisja e shpikësit, e cila është ndërtuar në 12 muaj, mund të përdoret kudo dhe të arrijë lartësi të ‘frikshme’, që ai do t'i eksplorojë në të ardhmen.

Tashmë atij do t’i duhet të udhëtojë edhe 50 metra më shumë për të vendosur një rekord të ri "Guinnes", por synon të udhëtojë 5-fishin e kësaj. “Unë dua të tregoj se një fluturim i qëndrueshëm mund të arrihet me ‘hoverboard’ dhe njeriu mund të qëndrojë dhe ta kontrollojë me këmbët e tij”, thotë Duru.

Një zëdhënës i rekordeve botërore "Guinnes" tha: “Ky akt është me të vërtetë më hipnotizuesi dhe më i pabesueshmi në botën e inxhinierisë dhe transportit”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat