Prekëse- U rrëmbye kur ishte foshnje, ribashkohet pas 41 vitesh me nënën

Ndryshe

Prekëse- U rrëmbye kur ishte foshnje, ribashkohet pas 41 vitesh me nënën

Më: 26 maj 2015 Në ora: 11:03

Një histori jo e zakontë ka ndodhur në Santiago të Kilit. Një fëmijë i cili ishte rrëmbyer kur ishte foshnje, pas rrafsh 41 vjetësh është ribashkuar me nënën e tij. Takimi ka ndodhur në aeroportin e Santiagos, ndërsa është përcjellë me lot gëzimi e ndjenja të përziera nga nënë e bir.
Ishte një pritje për t’u përqafuar që zgjati 41 vjet rresht. Një përqafim i një nëne me të birin, jetët e së cilëve, papritur ishin ndarë katër dekada më parë.
Nelly Reyes ditën e takimit me të birin kishte pritur me orë të tëra në aeroportin Internacional të Santiagos, Arturo Merino Benitez, duke mbajtur një poster të shkruar me dorë ku shkruante: “Duke pritur me dashuri Travisin, e ëma juaj Nelly dhe familja”.
Në anën tjetër të terminalit të aeroportit, Travis Tolliver ishte i shqetësuar dhe shumë nervoz deri në minutën e fundit, transmeton Koha.net. Kjo për shkak të gjuhës të cilën nuk e njihte, pa ditur nëse dikush do të shfaqej për ta përshëndetur atë.
E kur më në fund ai doli nga terminali, fjalët janë të tepërta. Ata nxituan drejt krahëve të njëri-tjetrit duke u përqafuar shumë shumë gjatë... Pak nga të afërmit e tyre e dinin për historinë e vërtetë.
Tolliver ishte po derdhte lot gëzimi e thoshte: “Nuk di se ç’ndjej. Është çmenduri. Kurrë nuk kam menduar se mund të ndodhë kjo”.
Edhe Reyesi, e ëma, mezi fliste. “Do ta përqafojë atë për çdo ditë. E dua atë shumë”, tha ajo.
Tolliver kishte lindur në vitin 1973 me një shtatëzani e lindje normale, ndërsa vetëm pas disa çastesh nëna e tij ishte gënjyer duke i thënë se djali kishte vdekur, pa ia treguar trupin e tij dhe pa i dhënë kurrfarë certifikatë që vërtetonte vdekjen.
Që të dy, Reyes dhe Tolliver besojnë se foshnja atëbotë ishte vjedhur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat