Wallis Simpson / Gruaja që bëri të dridhet botën

Ndryshe

Wallis Simpson / Gruaja që bëri të dridhet botën

Më: 25 maj 2015 Në ora: 22:29

Një spiune misterioze, në gjendje të joshë diktatorë dhe mbretër. Mbajti në ankth Londrën dhe Berlinin në vitet tridhjetë. Ndoshta kishte një projekt të fshehtë: sjelljen e kryqit të thyer në Britaninë e Madhe. Eshtë e njohur mbi të gjitha, për arsye se ishte shkaku i heqjes dorë nga froni, nga ana e Eduardit VIII, sovrani i Britanisë së Madhe në vitin 1936. Të vjen e natyrshme ta krahasosh me Coco Chanel. Si stil feminiliteti, ajo dhe Coco kanë influencuar të gjithë Nëntëqindën.

Viti 1937. Revista “Time” i dedikon kopertinën Wallis Simpsonit: është e para grua që shfaqet në të përjavshmen prestigjoze amerikane. Konsiderohet nga të gjithë një grua magjepsëse, e parezistueshme. Një personalitet femëror unik në panoramën e shekullit XX. Eleganca i jep, në janar të vitit 1946, vendin e parë në klasifikimin e grave të veshura më mirë, sipas New York Dress Institute. Nuk është aq hijshme sa bukuritë e kohës, por i fiton gjithësesi njerëzit më të kamur të Amerikës, Kinës dhe Europës. Si ia del? Cili është sekreti i saj?…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat