Ja si bëhesh i pasur në Japoni!

Ndryshe

Ja si bëhesh i pasur në Japoni!

Më: 25 maj 2015 Në ora: 08:41

Dy pjepra të klasit të parë janë shitur për 1, 5 milionë Yeni, apo 12.400 dollarë, në një ankand në Japoni.
Pjeprat e parë Jubari këtë vit janë ofruar në ankand në Sapporo në Hokkaido veriore, dhe këta fruta i ka blerë një tregtar lokal, raporton AFP duke cituar autoritetet lokale.

Çmimi që ka paguar, me të cilat mund të blihet edhe një makinë e re në Japoni, nuk është edhe e afërt me rekordin e 2.5 milionë Yeni, që vitin e kaluar është paguar ky fryt, transmeton TetovaSot.

Çmimet e larta janë normë në ankandin e parë të sezonit, dhe dëshira e blerësve është prestigj.

Pjeprat Jubari janë një simbol i statusit në Japoni, si një verë e mirë, dhe shumë njerëz i blejnë ato si një dhuratë për kolegët dhe miqtë e tyre.

Edhe pse çmimet në të cilat ata i arrijnë në ankande janë të larta, pjeprat nuk janë të vetmet fruta të shtrenjta në Japoni.
Një mollë nga supermarketi mund të kushtojë më shumë se tre dollarë një kuti me 20 qershi mund të shistet për më shumë se 100 dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat