Ja veshja për ballo e dizajnuar me kokoshka dhe kokrra misri

Ndryshe

Ja veshja për ballo e dizajnuar me kokoshka dhe kokrra misri

Më: 24 maj 2015 Në ora: 22:46

Studentët e degës së Teknologjisë së Tekstilit të Institutit Profesional Dursunbey të Universitetit Balıkesir në një mësim të kursit praktik dizajnuan një veshje balloje, ku pjesa e fundit përbëhet me kokoshka, ndërsa pjesa e sipërme nga kokrra të misrit, raporton Anadolu Agency (AA).

Lektorja e departamentit Arzu Pilevne, për gazetarin e AA ka pohuar se ata janë përpjekur t’iu mësojnë studentëve të kryejnë dizajnime të ndryshme sipas temës.

Pilevne shprehet se gjithmonë dizajnimet e ndryshme veçanërisht në sektorin e tekstilit kanë interes dhe se ata që e zhvillojnë veten në këtë drejtim në të ardhmen do të mund të tregojnë talentin e tyre. Pilevne ka theksuar se në mësimin e kallëpeve të veshjeve të veçanta erdhi një propozim interesant nga studentët me temë "ballo me maska" dhe ajo shton më tej se:

"Një pjesë e studentëve më pyetën nëse është e përshtatshme të bëjmë një veshje me kokrra misri dhe kokoshka. Unë përgjigja ‘pse të mos jetë’. Në lidhje me këtë punuam për një kohë bashkë dhe në fund doli një stilim interesant. Studentëve ia sugjerojmë gjithmonë që kur krijojnë stilime, të vendosin në punë imagjinatën, ku pas një pune dhe ideve të përbashkëta mund të dalin në pah stilime tërheqëse".

Lektorja Pilevne duke theksuar se veshjes së ballos ia kanë vënë emrin "veshje misri", ajo vë në dukje se në pjesën e fundit kanë përdorur 500 gram misër dhe gjithashtu edhe në pjesën e sipërme të veshjes. Pilevne shton më tej se "maska e zbukuruar me copëzat e misrit, ka qenë elementi plotësues i veshjes, e cila u pëlqye shumë nga studentët, prindërit dhe nga drejtuesit tanë".

Veshja e cila është ekspozuar në ceremoninë e diplomimit ka patur një interes të lartë nga pjesëmarrësit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat