“GoPro”, pëlqehet edhe nga orangutanët

Ndryshe

“GoPro”, pëlqehet edhe nga orangutanët

Më: 24 maj 2015 Në ora: 19:26

Nuk janë vetëm njerëzit ata që pëlqejnë “GoPro”-në, por edhe orangutanët. Është bërë një eksperiment duke i dhënë një orangutangu femër të quajtur Cherie, një “GoPro”, ndërsa ajo e ka shfrytëzuar për të bërë “selfie” apo filmuar shokët e saj.

Cherie është 18-vjeçare dhe jeton në kopshtin zoologjik “Blackpool”, ndërsa përmes videos ka ndarë me të gjithë ambientet e saj ku jeton. Përgjegjësit e kopshtit zoologjik e kanë pasur të vështirë t’ia marrin “GoPro”-në Cherie-t, pasi ajo nuk ka dashur ta kthejë, ndërsa kanë arritur ta mashtrojnë me një banane.

Orangutanët llogariten si kafsha më intelegjente, që kanë rreth 97% të ADN-së së njëjtë me njerëzit. Në fillim të këtij viti, studimi me një tjetër organgutang femër të quajtur Tida, dëshmoi se ajo kishte mësuar të fërshellente si dhe të bënte disa tinguj që ishin të ngjashme me njerëzit.

Këto aftësi, Tida i shfrytëzonte për të tërhequr turistët nga ajo dhe t’i bënte ta shpërblenin me banane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat