Gjeneratat e reja, kanë më shumë mundësi për të qenë depresivë

Ndryshe

Gjeneratat e reja, kanë më shumë mundësi për të qenë depresivë

Më: 24 maj 2015 Në ora: 18:56

Viti i lindjes ka një ndikim vendimtar në mundësinë për t’u prekur nga depresioni. Sipas një studimi të ri mbi ngarkesën psikike të profesionistëve, rezulton se po rritet rreziku i depresionit, sa më vonë që njerëzit apo punëmarrësit të kenë lindur. Kështu, sipas studimit në fjalë, çdo një në pesë nga gjenerata e mileniumit, që në Europë për shembull, rëndom e cilësojnë edhe si “gjenerata Y”, është depresiv. Te gjenerata X dhe tek ata që dikur kanë përjetuar një bum lindjesh, përkundrazi numërohen vetëm 16 për qind e amerikanëve.

Në këtë përfundim të paktën ka arritur një kërkim i firmës këshillimore amerikane “Bensinger, DuPont & Associates”, BDA. Sipërmarrja në fjalë ka testuar dikur në emër të punëdhënësve, punonjësit e tyre për varësi nga droga, duke i ndihmuar bashkëpunëtorët të luftojnë varësinë nga lojërat e varësi të tjera. Studimi aktual u hartua në bazë të intervistave të shtrira në një periudhë kohore prej 18 muajsh.

Studimi i përcakton “Babyboomers”-at si njerëzit që kanë lindur mes viteve 1946 dhe 1964. Gjenerata X janë ata që kanë lindur mes viteve 1965 e 1977, ndërsa ai Y, ata që kanë ardhur në këtë botë mes viteve 1978 dhe 1999 – që nuk u shkon shumë përcaktimi “Millenials”, pasi në kufijtë e ndërrimit të mijëvjeçarëve, kishin mbushur pak a shumë moshën madhore. “Millennials” janë ata pra “që i përkasin mijëvjeçarit të ri, që janë pjekur e po zhvillohen në mijëvjeçarin e ri”.

Gjenerata e re e lindur pas 1999, quhet në studim si “Gjenerata Z”. Por në studimin në fjalë, ajo nuk është marrë parasysh – pasi pjesëmarrësit në këtë grup pra, më së shumti nuk janë akoma të aftë për punë. E njëjta gjë vlen edhe për gjeneratën para bumit të lindjeve (Babyboomers), ata të brezit të luftës, le të themi.

Çdo një në dhjetë amerikanë është depresiv

Sipas BDA, depresionet kanë një ndikim të madh në aftësinë për rendiment në punë te punëmarrësit. Vetëm nga diagnozat e përshkruara nga specialistët si “të shkaktuara nga depresioni” në SHBA lindin çdo vit më shumë se 23 miliardë dollarë kosto, thuhet në studim. Njerëzit me depresion në krahasim me njerëzit që nuk vuajnë prej tij, sëmuren katër deri në pesë herë më shumë nga probleme psikike.

Problemet psikike në SHBA janë të përhapura gjerësisht: dhjetë për qind e amerikanëve vuajnë sipas studimit nga depresionet, por 75 për qind e tyre nuk marrin apo nuk pranojnë t’i nënshtrohen trajtimit mjekësor.

Pasoja më e shpeshtë e depresionit në vendin e punës është se punëmarrësit, fizikisht sigurisht se ndodhen në punë, ose në zyrë, por punën e tyre nuk mund ta kryejnë dot më me produktivitet.

Mbi këtë problem raportojnë 70 për qind e njerëzve të lindur në brezin e mijëvjeçarit të prekur nga depresionet, 68 për qind e gjeneratës X dhe 63 për qind e “Babyboomes”-ave.

Pasoja e dytë më e shpeshtë janë diagnozat e shkaktuara nga depresionet. Ato shfaqen në gjeneratën X me 19 për qind të njerëzve që vuajnë nga depresioni, të ndjekur nga 18 për qind tek ata të “Millennials”-ave dhe 16 për qind te “Babyboomers”-at.

“Babyboomers”-at më pak raste, por më problematikë

Në vendin e tretë dhe të katërt të pasojave negative për vendin e punës, listohen konfliktet me kolegët e tjerë dhe masat disiplinore kundër “të prekurve”. Në të dyja rastet në mënyrë interesante “Babyboomers”-at janë të prekur në mënyrë mbiproporcionale. Dhjetë për qind e “Babyboomers”-ave të sëmurë psikikë kanë rënë një herë në konflikt me kolegët – thuajse po aq sa ç’haset kjo incidencë edhe në brezat më të rinj.

“Babyboomers”-at janë edhe ai grup moshor, që me njëmbëdhjetë për qind marrin më së shumti një paralajmërim për largim nga puna. Kjo tregon se ata me gjithë problemet psikike vijojnë të shkojnë e të mbahen në punë, por me koston se shkaktojnë apo marrin mbi shpatulla edhe problemet më të mëdha. Kështu, mund të dukej madje edhe si një veprim i zgjuar i brezit të “Millennials”-ave, të mos duken fare në zyrë, apo në vendin e punës.

Për punëdhënësin, sigurisht se këto nuk janë aspak lajme të mira. “Bensinger, DuPont & Associates” këshillon firmat si pasojë, që të ofrojnë më shumë seanca trajnimi e këshillimore për bashkëpunëtorët e tyre. Kjo, sidoqoftë, nuk është ndonjë surprizë e madhe kur e mendon, pasi me kësi gjërash “Bensinger, DuPont & Associates” tekefundit fiton edhe paratë e veta.

Sipas një studimi të ri mbi ngarkesën psikike të profesionistëve, rezulton se po rritet rreziku i depresionit, sa më vonë që njerëzit apo punëmarrësit të kenë lindur. Kështu, sipas studimit në fjalë, çdo një në pesë nga gjenerata e mileniumit, që në Europë për shembull, rëndom e cilësojnë edhe si “gjenerata Y”, është depresiv

Pasoja më e shpeshtë e depresionit në vendin e punës është se punëmarrësit, fizikisht sigurisht se ndodhen në punë, ose në zyrë, por punën e tyre nuk mund ta kryejnë dot më me produktivitet.

Pasoja e dytë më e shpeshtë janë diagnozat e shkaktuara nga depresionet. Ato shfaqen në gjeneratën X me 19 për qind të njerëzve që vuajnë nga depresioni, të ndjekur nga 18 për qind tek ata të “Millennials”-ave dhe 16 për qind te “Babyboomers”-at.

Në vendin e tretë dhe të katërt të pasojave negative për vendin e punës, listohen konfliktet me kolegët e tjerë dhe masat disiplinore kundër “të prekurve”. Në të dyja rastet në mënyrë interesante “Babyboomers”-at janë të prekur në mënyrë mbiproporcionale

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat