Francë, Stafi i kullës Eiffel, 7 orë grevë për shkak të shtimit të xhepistëve

Ndryshe

Francë, Stafi i kullës Eiffel, 7 orë grevë për shkak të shtimit të xhepistëve

Më: 23 maj 2015 Në ora: 16:30

Kulla Eifel u detyrua të mbyllej të premten pas protestës së stafit për shkak të rritjes së numrit të xhepistëve që përfitojnë nga turistët e shumtë për të vjedhur shuma të konsiderueshme parash.

Vepra ikonë e kryeqytetit francez qendroi e mbyllur për turistët për rreth 7 orë, ndërsa sindikata e punonjësve bëri të ditur që shtimi i numri të xhepistëve i bënte kushtet e punës tepër të vështira.

Shefi ekzekutiv i kompanisë që administron kullën Eifel, Erik Spitc, tha se manaxherët ishin të shqetësuar për turistët dhe kishin kërkuar prej kohësh shtimin e masave të sigurisë shkruan Oranews.

Autoritetet franceze zbuluan së fundmi planin e masave të sigurisë për këtë sezon turistik, sipas të cilit 26 000 oficerë policie shtesë do të vendosen në rrugët e Parisit për të luftuar xhepistët dhe bandat e organizuara që sulmojnë vizitorët e qytetit.

Vetëm kulla Eifel ka rreth 7 milionë vizitorë në vit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat