Indi, detyrojnë foshnjën 2-ditësh të ecë për t’i kuruar temperaturën e lartë

Ndryshe

Indi, detyrojnë foshnjën 2-ditësh të ecë për t’i kuruar temperaturën e lartë

Më: 22 maj 2015 Në ora: 20:33

Pamjet të dhimbshme të një foshnje vetëm 2 ditëshe që detyrohet të ecë, pasi sipas një mjeku popullor kështu mund të kurohet nga temperatura e lartë vijnë nga India e largët.

Foshnja kapet nga qafa dhe detyrohet të qëndrojë në këmbë përpara një turme njerëzish në fshatin Assam. Prindërit e foshnjës e çuan atë tek një mjeke popullore që u tha të ndiqnin ritualin e pazakontë në mënyrë që të reduktonin temperaturën e lartë në trupin e tij. Fatmirësisht, pamjet u filmuan me celular nga një peron që ua dorëzoi ato autoriteteve lokale.

Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia që e çoi foshnjën në spital, ku u kurua nga temperatura përmes medikamenteve dhe shëndeti i tij u përmirësua.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat