I kërkon Mbretëreshës bileta për ndeshjen, merr një përgjigje

Ndryshe

I kërkon Mbretëreshës bileta për ndeshjen, merr një përgjigje

Më: 22 maj 2015 Në ora: 19:27

Një tifoz i zjarrtë i Arsenalit iu drejtua i dëshpëruar Mbretëreshës Elizabeth II, pasi nuk po gjente bileta për finalen e Kupës FA në Wembley, për veten dhe për një mikun e tij.

Charlie Pearce kërkoi ndihmën e Mbretëreshës, dhe çuditërisht mori një përgjigje nga Buckingham Palace.

"I dashur Charlie, Mbretëresha më ka porositur mua që t’ju falënderoj për letrën tuaj”, nis letra që mban firmën e një zyrtari të lartë të Madhërisë së Saj.

Ai e informoi Charlie-n se Mbretëresha nuk ishte në gjendje që të siguronte bileta për atë apo për mikun e tij Leo.

"Kam frikë se kjo nuk është një çështje me të cilën Madhëria e saj është në gjendje që t’ju ndihmojnë. Më vjen keq që po ju dërgoj një përgjigje zhgënjyese", shkruhet në letër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat