Çfarë bën vëllai i Kim Jong-un në Londër? (Video)

Ndryshe

Çfarë bën vëllai i Kim Jong-un në Londër? (Video)

Më: 22 maj 2015 Në ora: 18:17

Vëllai i madh i diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un-it është fotografuar dhe filmuar në Londër, ku mori pjesë në koncertin e këngëtarit të rokut, Erik Kleptonit.

Kim Jong-chol, 33 vjeç, edhe pse është më i madh se i vëllai, nuk mundi dot të bëhej lideri i Koresë së Veriut. Shkak për këtë janë bërë shijet dhe pamja e tij fizike.

Kim Jong-chol i pëlqen shumë muzika rok dhe është nënpeshë, ndaj ai nuk mund ta qeveriste dot Korenë e Veriut. Ai mbërriti në Londër të hënën pasdite. Kjo është hera e parë që ai shihet në publik që kur vëllai i tij më i vogël mori pushtetin në Penian.

Kim Jong-chol i pëlqen që të dëgjojë muzikë, të shijojë jetën duke udhëtuar anembanë botës dhe të luajë kumar në kazinotë e Kinës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat