Një djalë mbytet derisa bën përpjekje të bëje selfie

Ndryshe

Një djalë mbytet derisa bën përpjekje të bëje selfie

Më: 22 maj 2015 Në ora: 16:37

Një djalë nga Singapori është mbytur pasi, duke bërë përpjekje të bëjë selfie, ka rënë nga guri në det.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin Nusa Lembongan në Indonezi.

Mohamed Aslam Shahul, 21 vjeç, i cili ka qenë në pushime me tetë shokë, ka rënë nga një lartësi prej dy metrash në det, ku është goditur nga valët.

“Siç duket, ai nuk ka ditur të notojë”, ka thënë shefi i policisë në Nusa Lembongan, Gede Arianta.

Banorët e kanë sjellë trupin e tij në spital, ku është shpallur i vdekur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat