“Më falni, ku është Poliklinika?” Helikopteri humb dhe zbret në një fushë

Ndryshe

“Më falni, ku është Poliklinika?” Helikopteri humb dhe zbret në një fushë

Më: 22 maj 2015 Në ora: 16:26

Një helikopter i ndihmës së shpejtë, ka zbritur në një fushë të braktisur. Piloti ka humbur rrugën dhe ka u kërkuar informacion disa kalimtarëve: “Më falni, ku është Poliklinika?”.

Skena e rrallë, ka ndodhur në Bari të Italisë. Helikopteri mjekësor, i nisur nga Katanzaro me një pacient në bord, i cili kishte pësuar djegie dhe pritej të bënte një operacion plastik, është ulur në një terren të papërshtatshëm. Piloti nuk arrinte të shikonte ndërtesën e Poliklinikës dhe pistën e uljes së helikopterit.

Më pas, pacienti ka hipur mbi një ambulancë të mbërritur pas pak minutash me gjithë mjekët dhe infermierët, të detyruar të ndryshojnë mjet.

Pacienti, një peshkatar nga Katanzaro ishte shtruar në repartin e djegieve në spital dhe tani nuk është në rrezik për jetën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat