Shpëton një qen nën rrezet e diellit brenda në makinë, arrestohet

Ndryshe

Shpëton një qen nën rrezet e diellit brenda në makinë, arrestohet

Më: 21 maj 2015 Në ora: 20:55

Arrestohet se shpëtoi një qen: kjo është historia e çuditshme që ka për protagonist Michael Hammons, veteran i ushtrisë amerikane.

Për të shpëtuar qenin, i cili qëndroi i mbyllur në një makinë të parkuar në diell, Hammons, ka thyer xhamin e anësor. Ligji në Xhorxhia të SHBA-ve, e lejon një gjë të tillë vetëm kur në makinë ndodhen fëmijë. Pas arrestimit, autoritetet, i kanë rrëzuar akuzat.

Pronari i qenit, kishte shkuar në disa dyqane dhe kishte lënë kafshën brenda makinës “Ford Mustag”. Disa kalimtarë kishin njoftuar policinë për ta liruar, por veterani nuk priti ardhjen e forcave të rendit. Hammons është arrestuar për dhunë ndaj pronës private.

Megjithatë, çështja, ka pasur fund të dyfishtë të mirë: me konsensusin e pronarit, i cili pranoi se e kishte lënë vetë qenin brenda makinës mes temperaturave të larta, akuzat kundër veteranit kanë rënë.

Xhami anësor i makinës do të riparohet falas nga kompania koncesionare lokale e “Ford”-it.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat