Përplasja e krokodilit me antilopen, fiton... hipopotami

Ndryshe

Përplasja e krokodilit me antilopen, fiton... hipopotami

Më: 21 maj 2015 Në ora: 20:04

Një krokodil i uritur po përgatitej që të bënte lëvizjen, një antilopë afrikane që po pinte ujë buzë lumit në Sabi Sand të Afrikës së Jugut ishte preja e tij. Shpejt do të fillonte një luftë, por që fituesi nuk do ishte, as krokodili, as antilopa.

Disa foto të jashtëzakonshme të shkrepura nga Neil Goodes, një farmacist në pension, dëshmojnë për një luftë mes krokodilit dhe antilopës, por që përfundon me fitoren e… hipopotamit.

Krokodili pasi e kishte sulmuar antilopen afrikane dhe ia kishte arritur qëllimit ta tërhiqte në ujë, dhe kur po mendonte se kishte siguruar ushqimin e ditës, papritur është shfaqur një hipopotam që ka nxitur t’i rrëmbejë vaktin krokodilit.

“Shpresoja që antilopa të mund të mbijetonte, por kur hyri hipopotami atëherë e kuptova që vështirë të mund të ndodhte kështu. Një luftë që zgjati pothuajse një orë. Ndonjëherë kur bëhesh dëshmitar i këtyre pamjeve, e kupton se mes jetës dhe vdekjes gjendet një fije e hollë. Kur po shikoja këtë sulm, por mendoja se me cilin politikan do doja ta zëvendësoja antilopën e gjorë”-, ka thënë 60-vjeçari Goodes, që u bë dëshmitar i kësaj lufte.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat