Saimir Strati, rekordmeni i njohur i “Guinness”-ave

Ndryshe

Saimir Strati, rekordmeni i njohur i “Guinness”-ave

Më: 21 maj 2015 Në ora: 19:33

Ai mban mbi supe 9 rekorde “Guinness”. Saimir Strati, padyshim që është shumë i njohur në botë, duke na bërë të gjithëve krenarë.

Artisti shqiptar i mozaikëve, përveç durimit, i nevojshëm ky gjatë punimit të një mozaiku, ka guxuar të përdorë materiale të pazakonta: gozhdë, kunja dhëmbësh, kokrra kafeje, erëza, disqe CD, xhama apo porcelan.

Në duart e mjeshtrit, gjithçka kthehet në art. Mjafton që Saimiri t’i vendosë vetes një synim dhe të gjithë presin rekordin e radhës.

Vlonjati është gjithashtu piktor, gjë që e ka ndihmuar shumë në projektet e pazakonta. Mendon se nuk ka rëndësi materiali i përdorur, sesa dëshira dhe pasioni për të realizuar diçka, që do të kënaqë artdashësit dhe sigurisht veten.

Kritika e ka quajtuar “artisti, i cili kombinon tradicionalen me bashkëkohoren”, duke e vlerësuar shumë pozitivisht. Ajo që pyesin të gjithë, është se cili do të jetë rekordi i dhjetë “Guinness” i Saimirit...

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat