E grabisin, por... djali i picave e dorëzon porosinë

Ndryshe

E grabisin, por... djali i picave e dorëzon porosinë

Më: 6 maj 2015 Në ora: 16:57

Një grabitje e dhunshme nuk e ndal djalin e picave të dorëzojë porosinë tek konsumatori. E më pas ai shkoi tek doktori për tu mjekuar.

Josh Lewis u sulmua teksa do të dorëzonte picat në një spital të Kentucky. Një burrë i ishte afruar 25-vjeçarit, dhe pasi i kishte marr çelësat e makinës, e kishte plagosur me thikë në shpinë.

Djali i picave, dorëzoi njëherë porosinë në dhomën e urgjencës, e më pas shkoi të mjekohej.

“Nuk mund ta besoj ai shkoi dhe tha: "Përshëndetje, vij nga Spinelli’s. Duhet të dorëzoj një picë”, dhe më pas ishte rrëzuar. Ky është dedikim ndaj punës”, rrëfen pronari i picerisë për USA Today.

Adoleshenti është në gjendje të mirë shëndetësore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat