Arrestohet 68-vjeçari për mashtrim, kërkonte seks si te ‘50 Shades of Grey

Ndryshe

Arrestohet 68-vjeçari për mashtrim, kërkonte seks si te ‘50 Shades of Grey

Më: 5 maj 2015 Në ora: 08:06

Policia franceze ka arrestuar një 68-vjeçar pasi mashtronte femrat nëpërmjet internetit dhe kërkonte seks me to si tek filmi ‘50 Shades of Grey’.

Personi i arrestuar e identifikonte veten me emrin Anthony Laroche në faqen e takimeve Zoosk the premtonte ‘takim të zjarrtë’, duke u dërguar femrave mesazhe erotike.

68-vjeçari hiqej si djalë i ri duke përdorur fotografi të meshkujve simpatik në internet, ndërsa prezantohej si model dhe person me shumë të ardhura.

Mësohet se disa prej femrave u janë përgjigjur kërkesave të tij.
“Tha se donte të luanim si në ‘50 Shades of Grey’ për t’i bërë gjërat shumë më eksituese”- ka thënë një nga femrat e mashtruara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat