Çfarë tregon forma e thonjëve rreth personalitetit tuaj?

Ndryshe

Çfarë tregon forma e thonjëve rreth personalitetit tuaj?

Më: 3 maj 2015 Në ora: 19:01

Për shekuj me rradhë njerëzit kanë menduar se janë në gjendje të përshkruajnë personalitetin e dikujt, thjeshtë duke parë disa karakteristika fizike të tij. Disa besojnë se mund të tregosh personalitetin e dikujt nga gjatësia e gishtave të tyre! Disa të tjerë mendojnë se ky është budallallëk, por megjithëse opionionet rreth kësaj teme janë të shumtë, ka pasur një zonë shkence të dedikuar për këto gjëra. Frenologjia përdorej për të analizuar personalitetin në bazë të matjeve të kafkës. Shumë studime rreth personalitetit tregojnë se ana jonë fizike është e lidhur ngusht me disa veti apo karakteristika tona.

Më poshtë keni disa interpretime të personalitetit sipas pamjes së thonjve.

1. THONJË TË GJATË VERTIKALISHT.

Me shumë mundësi je romantik. Ke një imagjinatë të mrekullueshme, je mesatarisht i durueshëm. Mund të jesh perfeksionist dhe mund të mahnitesh lehtë. Vën re gjërat që pak veta i vënë re. Njerëzit të duan ty. Ti shkon mirë me shumicën e njerëzve.

2. THONJË TË GJËRË TEK ANAT.

Ndryshe prej numrit 1, nuk duron shumë. Megjithatë, je një mendimtar i mrehtë dhe i thellë. Edhe pse nuk duron shumë, njerëzve i pëlqen mënyra direkte që përdor. Mund të gjesh diferencën midis gënjeshtrave dhe të vërtetës. Kjo të mundëson të jesh një këshilltar i mirë. Nuk i thua njerëzve atë që duan të dëgjojnë, por atë që kanë nevojë të dëgjojnë.

3. DHE 4. THONJTË “VEZË E RRUMBULLAKËT”.

Je tipi pafundësisht i lumtur. Je paqësore. Ti shijon të bësh gjërat në një mënyrë unike. Rrallë shkon me atë që bën shumica. Edhe pse je i lidhur me ndjenjat tuaja, nuk i lejon ato të mbizotërojnë mbi ty.

5. THONJË KATROR.

Je tipi kurajoz. Je i lindur për të qenë lider natyror. Ke një sjellje serioze që mund të mos jetë më e mira për njerëzit, por kjo ndikon edhe pozitivisht, mbi natyrën tënde të mirë dhe kështu momentet mes teje dhe njerëzve rreth teje janë më të bukur dhe më argëtues.

6. & 7. THONJË ME 3 KËNDE.

Je i zgjuari i grupit. Tipikisht je inovativ dhe brilant kur të tjerët kërkojnë më të mirën nga ti. Ofron ide të reja shumë shpejt. Njerëzit që takon, mbesin të mahnitur nga ti.

8. THONJË “BAJAME”.

Je i sinqertë, shoqëror dhe i besueshëm. Je i sjellshëm por direkt kur është nevoja. Njerëzit shijojnë kohën me ty, sepse ti gjen të mirën tek secili. Je i zoti për të përballuar situatat e vështira.

9. THONJË SHPATË.

Në jetën tënde, je shpesh si maja e shpatës. Je ambicioz. Punon shumë. Ke qëllime dhe nuk do të pushosh deri sa ti realizosh. Je i plotësuar dhe mund të përballosh punë të vështira edhe nëse janë larg ideve tuaja. Ambicja jote është shpesh ngjitëse tek të tjerët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat