Mahnitëse: Shihni reklamën e parë të bërë në ish-Jugosllavi (Video)

Ndryshe

Mahnitëse: Shihni reklamën e parë të bërë në ish-Jugosllavi (Video)

Më: 3 maj 2015 Në ora: 14:31

Me zhvillimin e teknologjisë gjërat kanë marrur hov dhe kahje tjetër të zhvillimit. Njejtë është edhe me reklamat. Reklamat e ditëve të sotme janë të shpejta, me plot elemente, të shkurta, përplot më zëra dhe elemente të ndryshme mahnitëse.

Megjithatë gjërat nuk ishin kështu më parë. Në reklamën që do ta shihni më poshtë, e cila zgjatë 7 minuta e 42 sekonda, do të habiteni me faktin se sa ndryshe është nga reklamat e sotme.

Kjo reklamë është bërë gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, në Beograd dhe është e para e këtij lloji në tërë Jugosllavinë e asaj kohe. Në reklamë luajnë dy vajza: Natalia dhe Milica.

Reklama ka të bëjë më nje pastë dhëmbësh, ku dy aktoret marrin role të ndryshme.

Natalia është vajza e kërkuar në reklamë. Ajo dëshirohet nga meshkujt dhe është gjithmonë e rrethuar me meshkuj, përderisa Milica refuzohet gjithnjë. Në këtë mënyrë Milica kërkon këshillë nga Natalia, dhe e cila i tregon se sekreti qëndron tek pasta e dhëmbëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat