E mbajnë në jetë artificialisht deri sa lind fëmijën, më pas e lënë ‘të vdesë’ (Foto)

Ndryshe

E mbajnë në jetë artificialisht deri sa lind fëmijën, më pas e lënë ‘të vdesë’ (Foto)

Më: 3 maj 2015 Në ora: 10:42

Mjekët mbajtën artificialisht në jetë për 7 javë në një grua shtatzënë, truri i të cilës kishte vdekur, derisa lindi, përmes prerjes cezariane fëmijën e saj, dhe më pas ‘e lejuan të largohej’ nga kjo botë. Karla Perez, 22 vjeçe, ishte ankuar nga dhimbje të forta koke ndërsa qëndronte në shtëpinë e saj në Nebraska në muajin shkurt, përpara se të binte në tokë pa ndjenja.


Pas testeve të shumta mjekët kokluduan se truri i 22-vjeçares kishte vdekur për shkak të një hemorragjie. Familjarët e të resë kërkuan nga mjekët që të bënin të pamundurën që fëmija të mund të vinte në jetë. Fetusi, në kohën që 22-vjeçarja u shpall klinikisht e vdekur ishte 22 javësh dhe shumë i vogël për të lindur.


Sipas mjekëve, në këtë moshë një foshnjë nuk mund të mbijetojë jashtë barkut të nënës ndaj, në mënyrë artificiale, ata arritën ta zgjasin shtatzëninë e 22-vjeçares për 7 javë të tjera, duke bërë të mundur që ajo të sillte në jetë vajzën e saj, Genesis e cila megjithëse shumë e vogël ka shëndet të qëndrueshëm. Pas lindjes së foshnjë, prindërit e 22-vjeçares i dhuruan organet e saj, duke i shpëtuar jetën 3 personave të tjerë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat