Ia mbyll dy herë telefonin Papës duke menduar se dikush po tallet me të

Ndryshe

Ia mbyll dy herë telefonin Papës duke menduar se dikush po tallet me të

Më: 3 maj 2015 Në ora: 07:52

Një italian skeptik ka thënë të ketë mbetur “pa fjalë” kur e kuptoi se personi që e thërriste në telefon e të cilit ia kishte mbyllur telefonin dyherë, ka qenë në të vërtetë Papa Françesk.

Franco Rabuffi ka thënë se nuk ishte mahnitur fare të hënën kur të hënën dikush i kishte telefonuar dy herë duke i thënë se është Papa, e si pasojë ia kishte mbyllur telefonin që të dyja herët.

Megjithatë, në telefonatën e tretë, Rabuffi e kuptoi se në telefon ishte vërtetë Papa Françesk, i cili shpesh u telefonon fansave të tij të rrjeteve sociale.

Françesku i kishte telefonuar Rabuffit që t’i uronte shërim të shpejtë pasi kishte mësuar se ka qenë i sëmurë.

“Mbeta pa fjalë, por Francis më shpëtoi... më tha se iu kishte dukur qesharake e gjithë kjo histori e mbylljes së telefonit”, ka thënë Rabuffi për gazetën e Vatikanit “l'Osservatore Romano”.

Rabuffi ka thënë se ai së bashku me bashkëshorten e tij morën pjesë në meshën e së mërkurës në Vatikan për t’i kërkuar falje personalisht Papës për mbylljen e telefonit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat