SHBA, nëna akuzohet për abuzim të fëmijës, e vërteta është krejt ndryshe

Ndryshe

SHBA, nëna akuzohet për abuzim të fëmijës, e vërteta është krejt ndryshe

Më: 28 prill 2015 Në ora: 17:40

Valerie Jackson është një nënë e re nga Las Vegasi, që çdo ditë paragjykohet nga njerëzit në rrugë. Djali i saj vuan nga një sëmundje shumë e rrallë, e cila quhet sindroma Netheronche. Ajo prek një fëmijë në çdo 100 milionë persona dhe ngjan sikur është djegur nga uji i valuar.

Si pasojë e kësaj Vealerie shpesh akuzohet se ka keqtrajtuar dhe abuzuar me fëmijën e saj. Madje një grua kohët e fundit teksa e pa Valerien në rrugë, njoftoi policinë për të denoncuar faktin. “Një grua në rrugë, iu afrua djalit tim dhe më tha se kishte marrë shumë rreze dielli.

Nuk mund tu besoja veshëve të mi dhe e kam të pamundur që të mësohem me komente pa kuptim. Im bir duhet që gjithmonë ta mbulojë fytyrën me vazelinë, që ta mbajë lëkurën të hidratuar. Ai vuan nga një sëmundje e rëndë dhe shumë e rrallë. Pavarësisht gjykimit të njerëzve, që thonë se lëkura e fytyrës së tij është e kuqe, për mua ai është fëmija më i bukur në botë”, thotë gruaja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat