90-vjeçarja fitoi 42 mln $ në kazino, por gjykata ia mohon

Ndryshe

90-vjeçarja fitoi 42 mln $ në kazino, por gjykata ia mohon

Më: 28 prill 2015 Në ora: 17:02

Një 90-vjeçareje i është mohuar çmimi prej 41.8 mln dollarësh që fitoi në makinerinë e një kazinoje, pasi gjykata argumentoi se kompjuteri kishte një defekt në sistem.

Paulina Mekki, nga shteti i Illinoit, ishte duke luajtur lojën e famshme kompjuterike Miss Kitty në një kazino të Ajouas, kur fitoi fillimisht 1.85 dollarë. Më pas, makineria e njoftoi se ajo kishte fituar një bonus prej 41.8 milionë dollarësh.

Përgjegjësi i kazinosë i shpjegoi të moshuarës se çmimi ishte një gabim kompjuterik, por 90-vjeçarja e hodhi në gjyq kazinonë. Komisioni i Kumarit dhe Garave në Ajoua, bëri ekzaminimet makinerisë kompjuterike dhe sipas raportit, doli se kompjuteri kishte anormali në sistem. Për këtë arsye, 90-vjeçares i është mohuar çmimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat