Motrat bllokohen dy javë nga bora, mbijetojnë vetëm me biskota

Ndryshe

Motrat bllokohen dy javë nga bora, mbijetojnë vetëm me biskota

Më: 28 prill 2015 Në ora: 09:33

Motrat Leslie Roy e Lee Wright, nga Miçigani i SHBA-së prej dy javësh kanë mbetur të bllokuare në borë.

Gratë kanë mundur që të mbijetojnë në mes të pyllit dhe ngricës vetëm duke ngrënë ato pak biskota që u kishin mbetur në makinë.

Motrat Wright nuk kishin mundur që të lëshonin sinjalin SOS për tu treguar vendin se ku ndodheshin sepse në atë zonë ishte e pamundur që të përdorej celulari.

Motrat thonë se gjatë kësaj kohe arinjtë u janë afruar dy herë. Ato u lokalizuan nga grupet e shpëtimit që lëviznin me helikopter, të cilët vunë re një shkëlqim që vinte nga xhami i automjetit të tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat