Gruaja që la partnerin për kukullat e saj

Ndryshe

Gruaja që la partnerin për kukullat e saj

Më: 27 prill 2015 Në ora: 22:29

Një grua e fiksuar pas kukullave ka vendosur të ndahet nga i fejuari i saj, pasi ai nuk arrinte ta kuptonte pse ajo vazhdonte të grumbullonte kukulla pa fund.

April Brucker u nda kur partneri e vuri para zgjedhjes: “ose mua, ose kukullat”.

“Në fillim vendosa të hiqja dorë nga kukullat, por kuptova që ato janë fëmijët e mi dhe ndjeva që kisha gabuar rëndë”, tha April, e cila tashmë jeton si beqare në apartamentin e saj në Nju Jork, së bashku me 16 kukulla.

30-vjeçarja ka shpenzuar më shumë se 150 mijë dollarë në 10 vitet e fundit për blerje kukullash, që kanë dhomën e tyre të gjumit.

“Unë bëj çdo sakrificë për kukullat e mia. Jam një prind dhe jam e gatshme për çdo gjë, në mënyrë që t'u plotësoj nevojat që kanë”, shprehet April.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat