Një ‘selfie’ me zebrën

Ndryshe

Një ‘selfie’ me zebrën

Më: 27 prill 2015 Në ora: 22:23

Ka vetëshkrepje e kaluar vetëshkrepjes. Një i ri është vendosur në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale pas publikimit të një ‘selfie’ me një zebër tejet fotozhenike.

Fotoja ka për autor një turist gjerman i cili e postoi atë në rrjetin social “Reddit” ku thotë se zebra, ose ashtu siç e quan ai “kali në kostum bardhezi”, u përpoq të thoshte ç’kemi!”.

Pas publikimit të fotos një pjesë e ndjekësve të tij u përpoqën ta vënë në dijeni për rrezikun që e ka kërcënuar, pasi është e njohur se zebrat kafshojnë shpesh në fytyrë njerëzit apo kafshët e tjera.

Megjithatë ai u përgjigj i qetë: “Unë i respektoj kafshët dhe di si të sillem në mënyrë të përgjegjshme me to”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat