Historia e trishtë e gruas që birëson foshnje të pajeta

Ndryshe

Historia e trishtë e gruas që birëson foshnje të pajeta

Më: 27 prill 2015 Në ora: 13:35

Rreth 12 vjet më parë, Bernarda Gallarado lexoi një kryetitull në një gazetë lokale në Kili, i cili ndryshoi përgjithmonë jetën e saj. Pasi lexoi artikullin që fliste për një foshnje të pajetë dhe të braktisur, ajo vendosi që t’u vinte në ndihmë foshnjave të pafata.

“Gjendet foshnja e vrarë dhe e hedhur në mbeturina”, shkruante artikulli. Foshnja u gjet më 4 prill të vitit 2003 në një vend të grumbullimit të mbetjeve. Trupi i saj ishte mbështjellur me qeska të zeza dhe ishte futur në një kosh. Në pikën e grumbullimit të mbetjeve punojnë shumë të varfër që riciklojnë materiale plastike dhe metale, dhe ishin ata që e zbuluan krimin.

Gallardo u terrorizua. Ajo vendosi menjëherë që t’i jepte foshnjës, të paktën një funeral të denjë. Në atë kohë ajo ishte shumë pranë birësimit të një fëmijë, por gjithçka ndryshoi.

“Nëse birëson një foshnje të porsa lindur, ke për detyrë ta rritësh dhe të kujdesesh për të. Por nëse birëson një foshnje të vdekur, atëherë duhet të sigurosh një arkivol dhe t’i bësh një funeral të denjë”, thotë ajo. Ajo gjithashtu e kupton se shumë nëna nuk munden t’i rritin foshnjat e tyre.

“Ka shumë gra, pjesa më e madhe janë viktima të përdhunimeve dhe incesteve, që nuk munden t’i rritin fëmijët e tyre. Ato janë shumë të dhunuara për të folur dhe denoncuar”, thotë ajo. Gallardo ka qenë vetë viktimë e përdhunimit. Ajo është përdhunuar në vitin 1976, kur ishte 16 vjeçe.

Gallardo mbeti shtatzënë, por nuk e braktisi foshnjën. Vajza e saj është e rritur tashmë. “Pas përdhunimit pata fat që u ndihmova nga miqtë e mi. Ata më ndihmuan ta rritja vajzën time”, tregon ajo. Tashmë Gallardo lufton me ligjin për të birësuar foshnje të pajeta dhe të braktisura. Pasi i birëson, ajo u bënë varrime të denja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat