Puthja e jetës! (Foto)

Ndryshe

Puthja e jetës! (Foto)

Më: 27 prill 2015 Në ora: 09:08

Kjo fotografi tregon 2 elektricistë, Randall Champion dhe J.D.Thompson në majë të një shtylle elektrike. Ata ishin duke kryer mirëmbajtje rutinë kur Champion preku linjën e tensionit të lartë në majë. Këta janë linjat që mund të dëgjohen duke “kënduar” me energji elektrike. Më shumë se 4 000 volt hynë menjëherë në trupin e Championsit dhe ia ndalën zemrën.

Këmbalecat dhe rripi penguan rënien e tij në tokë, dhe Thompson, që kish qenë duke zbritur poshtë tij, u ngjit menjëherë lart dhe nisi të kryejë frymëmarrje gojë më gojë. Duke parë rrethanat nuk ishte në gjendje të përdorte dhe duart për frymëmarrje artificiale por vazhdoi të fryjë në mushkëritë e Champions deri kur ndjeu një puls, më pas ia zgjidhi rripin që e mbante lidhur me shtyllën dhe zbriti me të në shpatulla. Thompsoni dhe një tjetër punonjës kryen frymëmarrje artificiale në tokë dhe Champion u rikthye në jetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat